kriptografi, një S-Box (Kuti e zëvendësimit (ang. Substitution-box)) është një komponent bazike e algoritmeve simetrike të cilat përdorin zëvendësimin. Në blloqet kriptuese, S-box zakonisht përdoren për të fshehur lidhjen në mes të çelësit dhe tekstit të kriptuar.Në përgjithësi, një S-Box merr disa numra në hyrje në formë të bitave (m) dhe i transformon ato në disa numra dalës (n), ku n nuk është e thënë të jetë e barabartë me m. Një m×n S-Box mund të implementohet si tabelë me 2m fjalë për n bita secila. Tabelat fikse normalisht përdoren, sikur në rastin e Data Encryption Standard (DES), por në disa lloje të kriptimit tabelat gjenerohen në mënyrë dinamike nga celësi.

Një shembull i mirë për tabelat fikse është 6×4-bit S-Box nga DES (S5):

S54 bitat në hyrje
0000000100100011010001010110011110001001101010111100110111101111
Bitat e jashtëm000010110001000001011110101011011010000101001111111101000011101001
011110101100101100010001111101000101010000111110100011100110000110
100100001000011011101011010111100011111001110001010110001100001110
111011100011000111000111100010110101101111000010011010010001010011

Në hyrje jepen 6 bita, ndërsa dalja 4 bitëshe gjendet duke zgjedhur rreshtin nga 2 bitat e jashtëm (biti i parë dhe i fundit), dhe kolona zgjedhet duke marrë 4 bitat e brendshëm. Për shembull, hyrja "011011" ka bitat e jashtëm "01" dhe bitat e brendshëm "1101"; dalja korresponduese do të jetë "1001".Është bërë një kërkim i madh në dizajnimin sa më të mirë të S-box-ave, dhe më shumë është kuptuar në përdorimin e blloqeve kriptuese kur DES është realizuar.

Referime

Redakto
  • "The Data Encryption Standard (DES) and its strength against attacks" (PDF). IBM Journal of Research and Development. 38 (3): 243–250. 1994. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Applied Cryptography, Second Edition. John Wiley & Sons. 1996. fq. 296–298, 349. ISBN 0-471-11709-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet ndihmëse

Redakto
🔥 Top keywords: